Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë

    Insajderi
    01 February 2025 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Insajderi para pak minutash, raportoi për një konflikt të armatosur në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

    Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, të pranishme kanë qenë edhe njësitet e Policisë së Kosovës.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

    Sipas informacioneve të para Ahmeti konfirmoi se nuk ka persona të lënduar.

    “Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark