Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë

    Insajderi
    04 October 2023 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje sot lidhur me plagosjen e dy personave të martën rreth orës 19:42 në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.

    Sipas policisë është raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë.

    “Njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë  dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.  Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë.  Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark