×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për rastin që shkroi Duda Balje

    Insajderi
    29 September 2024 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë dërguar dje në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim pasi të njëjtit janë rrahur mes veti.

    Lajmin për Insajderin e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.

    Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore.

    “Sipas informative të deritanishme dyshohet se rreth orës 22:30, I dyshuari H. M. ka tentuar që të hyje në hollin e salles sportive të dedikuar për mysafire me rëndësi (të ftuar), i njejti ka hase në kundershtim tê punëtoreve të sigurimit. Me këtë rast i dyshuari e sulmon fizikisht punëtorin e sigurimit duke e goditur të njëjtin me grusht në fytyre, punetori I sigurimit i kundërpërgjigjet dhe e godet po ashtu të dyshuarin dhe për pasoje të dy personat kane pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe janë ndërmarr veprimeve e nevojshme procedurale”, tha për Insajderin Bytyqi.

    Sipas tij është inicuar rast i klasifikuar si veper penale ” Lëndim i Lehte Trupor “.

    “Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar kurse kundër tyre, pas përfundimit të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme, do të ngritet Kallëzim Penal”.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se mbrëmë më 28 shtator është ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari  në një koncert që u mbajt me rastin e Ditës së Boshnjakëve.

    “Në koncertin që u mbajt mbrëmë me rastin e Ditës së Boshnjakëve, një djalë 20 vjeçar nga fshati Grnçara H.M u rrah vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium. Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë”, shkroi ajo.

    Sipas deputetes në ditën që festuan u shkelën të drejtat elementare që duhet të kishte çdo njeri.


    “U bëj thirrje organeve kompetente që të merren seriozisht me këtë rast dhe të ndëshkojnë autorët në mënyrë që i riu që përfundoi në spital për shkak të plagëve të marra dhe familjarët e tij të ndihen më të sigurt dhe raste të tilla të mos përsëriten më”, u shpreh ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark