Policia jep detaje për shpërthimin e një granate dore te Liqeni i Badocit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për shpërthimin e një granate dore te Liqeni i Badocit

    Insajderi
    10 March 2025 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një granatë dore është shpërthyer te Liqeni i Badocit nga ekipet e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese të Policisë së Kosovës.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afersi te liqenit të Badocit është hasur një mjet i dyshimt shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual. Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore. Aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin“, tha Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark