Policia jep detaje për sulmin ndaj xhamisë së Novobërdës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për sulmin ndaj xhamisë së Novobërdës

    Insajderi
    15 April 2017 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka thënë se nënshtetasi kosovar me kombësi serbe që demoloi sot xhaminë në Novobërdë, ka dëmtuar disa orendi brenda xhamisë dhe një matës të rrymës.

    Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se personi është identifikuar dhe është arrestuar nga njësitet policore.

    “Në orët e pasdrekës Policia e Kosovës është njoftuar për dëmtim pronë në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës. Njësitet patrolluese kanë dalë me urgjencë dhe nga hetimet e para është parë që në xhaminë e fshatit ka disa dëme në brendi të xhamisë, janë thy disa orendi aty brenda, është thy jashtë një matës i rrymës. Policia e Koosvës pas një kohe të shkurtër ka arritur ta identifikojë një person të nacionalitetit serb, i moshës madhore shtetas i Kosovës, i cili për momentin është duke u intervistuar në lokalet tona të stacionit policor në Novobërdë”, ka thënë Hashani për portalin Indeksonline.

    Hashani ka sqaruar se i njëjti person edhe më herët është përfshirë në rastë të njëjta për dëmtim prone, shkruan Insajderi.

    “I njëjti besohet se është i involuar në raste të njëjta për dëmtim pronë, në një shkollë në Llabjan, së paku dy-tri shtëpi, të gjitha këto dyshohet se lidhen me këtë person”, ka shtuar ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark