Policia e Kosovës, raporton se njësitet e saj janë sulmuar me armë zjarri, të shtunën në Jasenovik të Ujmanit.
Ende nuk janë identifikuar të dyshuarit, që në tri raste të ndara kanë shtënë në drejtim të policisë. Të cilët, në vetëmbrojtje janë detyruar të përgjigjen në të njejtën mënyrë.
Nuk është raportua për të lënduar në këto raste.
Rasti i klasifikuar si sulm kundër Kushtetutës së Kosovës dhe terrorizëm sipas policisë është duke u hetuar. /Insajderi.org