Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këmbësores e cila vdiq pasi u godit nga një veturë në Ferizaj.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia dhe se viktima është shtetase e Shqipërisë.
40-vjeçarja ka vdekur në QKUK.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Ferizaj / 07.08.2024-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren- viktimë femër shtetase e Shqipërisë e cila pasi ka arritur në QKUK duke mos u bërë ballë lëndimeve ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.