Një 65 vjeçar ka vdekur dje në një aksident në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në jug të Mitrovicës.
Ai mori lëndime vdekjeprurëse pasi derisa ishte me biçikletë u godit nga një veturë.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë Jug / 30.12.2024 – 18:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi derisa po lëvizte me biçikletë është goditur me veturë nga i dyshuari m/k. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh.