Policia jep detaje për vdekjen e zyrtarit policor: Dyshohet për vetëvrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vdekjen e zyrtarit policor: Dyshohet për vetëvrasje

    Insajderi
    04 April 2025 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete, shkruan Insajderi.

    Alban Tolaj është polici 47-vjeçar, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

    Lajmin e ka konfirmuar per Insajderin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, i cili tha se dyshohet se polici është vetvrarë.

    Megjithatë, në përgjigjen e Policisë thuhet se po vazhdojnë hetimet për vdekjen e viktimës, duke shqyrtuar të gjitha aspektet për zbulimin e rrethanave të rastit.

    “Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

    Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, kanë thënë nga Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark