Në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë afër hyrjes së kryeqytetit ka ndodhur një vetaksident.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Insajderin se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, ka bërë të ditur Borovci.
Sipas Borovcit aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.