
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vjedhjen që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Ballaban.
Siç u raportua cak i vjedhjes ishte një punëtor i postës së shpejt, i njëjti e ka raportuar rastin në Polici.
Bëhet me dije se tre të dyshuar deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me targa vendore me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe para.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer viktimës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
/GazetaInsajderi