
Diskoteka Gate Club në Prishtinë është përfshirë nga zjarri për shkaqe akoma të panjohura.
Lidhur me rastin nga Policia kanë konfirmuar për Insajderin se Gate Club është përfshirë nga zjarri. Dhe informacionin për këtë e kanë marrë rreth orës 5:15 të mëngjesit.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale, thotë policia.
Tutje zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për Insajderin tha se zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes.
“Rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën “Epiri” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.
Gazeta Insajderi ka sjell pamje nga vendi i ngjarjes.