Policia jep detaje rreth aksionit të djeshëm në Ministrinë e Bujqësisë, tregon se çka u sekuestrua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje rreth aksionit të djeshëm në Ministrinë e Bujqësisë, tregon se çka u sekuestrua

    Insajderi
    28 May 2025 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është marrë në pyetje dje, për rreth katër orë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në cilësinë e të dyshuarit për një aferë që lidhet me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore

    Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës, realizuan një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrën e një kompanie private dhe Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

    Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë këtij aksioni, janë sekuestruar pajisje elektronike si kompjuterë e telefona si dhe dokumente të ndryshme, me urdhër të Gjykatës.

    “Prishtinë / 19.07.2025 – NN. Më 27.05.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, janë kryer kontrolle në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrën e një kompanie private dhe Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje elektronike (kompjuterë, telefona), si dhe dokumente të ndryshme në përputhje me urdhëresën e Gjykatës. Dy persona meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe pas intervistimit në prani të avokatëve me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark