Policia jep detaje rreth vdekjes së vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje rreth vdekjes së vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së

    Insajderi
    24 February 2017 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë me veturë në Fushë Kosovë, gjatë së cilës kishte mbetur e vdekur Bleranda Currini, vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, i cili dyshohej se ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale, për të cilën raporto Insajderi.

    “Raportohet për një aksident komunikacioni në të cilin janë përfshirë një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe këmbësorja –viktima femër K-Shqiptare”, shpjegon policia.

    Policia thotë se deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili e ka goditur këmbësoren.

    “Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, shkruan në raport. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark