Policia reagoi zyrtarisht për ngjarjen e rëndë tek sheshi “Skëndërbej”.
“Ky drejtues mjeti (32-vjeçari A.M.) fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.” – njoftoi policia.
Në njoftim theksohet se nuk është dëmtuar asnjë person dhe se dyshohet se drejtuesi i makinës ishte nën efektin e drogërave, pasi iu gjet edhe kanabis.
“Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.” – njoftoi policia.