Një fëmijë i moshës 9-vjeçare, i cili ishte raportuar si i zhdukur më 18 nëntor. Është gjetur sot tek një grua, L.H, e cila është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ajo dyshohet për “trafikim me qenie njerëzore.”
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku me vendim të prokurorit e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima në fjalë iu është kthyer familjarëve të tij, njofton policia./Insajderi.com