
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar sot një kontrabandim me mallra në brezin kufitar në mes të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit për media, mallrat e kontrabanduara kanë qenë kryesisht veshmbathje të ndryshme, në sasi prej gjithësej 617 copë, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas tregut kap shifrat rreth 7000 euro.
“Me datën 13.12.2023 njësitë Task Forcë – Lindje, së bashku me njësitë nga Dogana e Kosovës, kanë identifikuar një automjet të dyshuar me targa vendore, i cili dyshohet se përmes rrugëve malore nga RMV ishte duke sjellë mallra të kontrabanduara në drejtim të Gjilanit. Automjeti i dyshuar është përcjellë nga njësitë e lartcekura deri tek automjeti i dytë i përfshirë në rast, i cili po priste ta pranonte mallin e lartcekur” ka shkruar Policia e Kosovës në Facebook.
Ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit malli së bashku me automjetin janë dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë” ndërsa tre personat e dyshuar të përfshirë në rast janë liruar në procedurë të rregullt