Policia kap një të mitur duke vozitur veturën, ia gjobit babain - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kap një të mitur duke vozitur veturën, ia gjobit babain

    Insajderi
    22 August 2025 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se kapur një të mitur duke vozitur veturën.

    Nga PK-ja është bërë e ditur edhe se për këtë rast, babait të tij ia kanë shqiptuar gjobën prej 300 euro.

    ‘‘Sot gjatë kontrollit të rregullt në trafik, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, është identifikuar një fëmijë i mitur i cili po drejtonte një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.

    Pas veprimeve policore, automjeti është ndaluar në mënyrë të sigurt, ndërsa ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin’’, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark