K.K., 38-vjeçar, është arrestuar në Prishtinë pasi ka qenë në kërkim për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Policia e Kosovës bën të ditur se ai po kërkohej për vuajtje të dy viteve burg efektiv për të njëjtën vepër penale, pas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Me datën 05.11.2024, Ekipi ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni Policor Prizren-Veri, pas disa veprimeve operativo- hetimore, kanë arrite që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar nga Prizreni K. K. 38 vjeç , Shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti ka qenë i kërkuar për zbatim të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë , i dënuar me dy (2) vite burg efektiv për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”, njofton PK’ja.
Policia bën të ditur se i dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë. /Insajderi.org/