Policia kapë 50 kg marihuanë, arrestohen pesë të dyshuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kapë 50 kg marihuanë, arrestohen pesë të dyshuar

    Insajderi
    22 April 2017 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës të premten në dy operacione të ndara kanë konfiskuar mbi 50 kg marihuanë.

    Operacioni i parë është realizuar në magjistralen Prishtinë–Podujevë, me c`rast janë arrestuar katër të dyshuar, dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës pasi janë zënë në flagrancë duke bërë shitblerjen e substancave narkotike.

    Në këtë operacion janë konfiskuar rreth 31 kg lëndë narkotike të llojit marihuanë, dy vetura (njëra me targa të Shqipërisë kurse njëra me targa të Zvicrës) dhe 6 telefona mobil.Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Prizren pasi policia nga burime të besuara ka pranuar informacione se në një mjet transportues (kamion), me targa vendore, pronë e një kompanie transportuese nga Vitia, në  mallrat (mobilet) që po transportonte për në Zvicër, kishte të fshehura një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike të llojit marihuanë.

    Sipas policisë në Terminalin Doganor në Prizren, pas kontrollës janë gjetur të fshehura në mobile, 34 paketime plastike në të cilat gjendej një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë  me peshë: 19 kg e 305 gram. Policia ka arrestuar të dyshuarit A. B, lindur me 1995 m/k/sh, të cilit i është caktuar masa ndalimit policor për 48 ore. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark