Policia e Kosovës në Drenas ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave të shpallur në kërkim, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja”.
Policia ka shpërndarë fotografitë e të dyshuarve, të cilët shihen në një market, shkruan Gazeta Insajderi.
“I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtyre të dyshuarve, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë”, thotë policia.
FOTOGRAFITË:
Për informacione kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
Android app: Lajmero Policine
Tel: 192