Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi.
Ai kërkohet për veprat penale ngacmim dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar. Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprat Ngacmim dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Policia fton qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, ta kontaktoni numrin: 192.