26-vjeçarja, Arianita Gajtani nga Lipjani rezulton e zhdukur që nga 20 nëntori i vitit të kaluar.
Policia përmes publikimit të fotografisë kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.
“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj”, thuhet në njoftim.
Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkohet kontributi i qytetarëve.
Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192.