Policia ka kërkuar ndihmë për gjetjen e gruas që dyshohet se ka vjedhur stoli ari në një artari në Ferizaj.
Në njoftimin e policisë thuhet se dyshohet se vjedhja ka ndodhur më 10 shtator të tij viti, rreth orës 16:53.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, e gjinisë femër, e cila dyshohet se me datën 10.09.2024 rreth orës 16:53 në një dyqan të artarisë në Shtime ka kryer ‘’Vjedhje ’’ të stolive të arit”.
“Deri më tani e dyshuara e kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të saj, të lajmërojë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.