![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Policia e në Gjakovë njofton se po vazhdon hetimet intensive lidhur me një rast të vrasjes në tentativë, i cili është raportuar më 20.01.2025.
Në njoftim për media bëhet e ditur se gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, mirëpo, pavarësisht përpjekjeve operative dhe hetimore, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tyre.
Andaj, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, Policia e Kosovës fton qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, të njoftojnë menjëherë policinë përmes stacionit më të afërt policor ose duke kontaktuar në numrat 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).
Të dyshuarit janë:
Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë, dhe
Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë.
Theksohet se çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.