Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij të dyshuari për dhunë në familje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij të dyshuari për dhunë në familje

    Insajderi
    07 February 2025 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Egzon Berishës, i cili po kërkohet për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “dhunë në familje”.

    “Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”.

    Personi i kërkuar është:

    • EGZON (Enver) BERISHA i lindur me 13.09.1993 nё Pejё.

    I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

    • “Lёndim i rёndё trupor”
    • “Dhunё nё Familje”.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

    – E-mail adresa: [email protected]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark