Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarit

    Insajderi
    06 February 2025 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Prizren ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tije lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi kërkohet , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”, e cila ka ndodhe me 10.08.2024 në rrugën “Ismajl Kryeziur” në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark