Plantacioni multimilionësh i drogës që shkatërroi Prokuroria në Pejë -Kërkohet ndihma e qytetarëve për kapjen e këtyre dy personave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plantacioni multimilionësh i drogës që shkatërroi Prokuroria në Pejë -Kërkohet ndihma e qytetarëve për kapjen e këtyre dy personave

    Insajderi
    09 September 2025 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik -Njësia Pejë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të shtetit, kanë publikuar fotografitë e disa personave të dyshuar, në kuadër të një rasti që po hetohet për veprimtari të paligjshme me narkotikë.

    Sipas njoftimit, personat e kërkuar dyshohen për përfshirje në veprat penale:

    “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim, duke kërkuar që kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të paraqitur në fotografi, të kontaktojë organet e rendit.

    Dy personat kërkohen nga Policia për plantacionin e marihuanës në Pejë, i zbuluar nga Prokuroria nën drejtimin e Ersan Qavollit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark