Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Elvis Kelmendit.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe lëndim i rëndë trupor. Ai është i lindur me 03.05.1978 në Pejë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: [email protected]./Gazeta Insajderi/