Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

    Insajderi
    04 October 2019 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë në Pejë. Bëhet fjalë për 30 vjeçarin, Armend Kadriaj, raporton Express.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se ai po kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

    “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

    Personi i dyshuar është:

    · ARMEND (FLORIM) KADRIJAJ i lindur me 23.05.1989, në Vitomiricë- Pejë.

    · I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

    · Vjedhje e Rëndë

    I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark