Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Kujtim Alimusajt, i kërkuar për tentativë vrasjeje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Kujtim Alimusajt, i kërkuar për tentativë vrasjeje

    Insajderi
    12 May 2025 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Kujtim Alimusajt nga fshati Strellc i epërm në Pejë, shkruan Insajderi.

    44 vjeçari po kërkohet për veprën penale; vrasje e mbetur në tentativë.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
    Personi i kërkuar është:

    • KUJTIM (Selim) ALIMUSAJ i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i epërm-Pejё.
      I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
    • “Vrasje e mbetur nё tentativё”
      Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
      Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
      -192 dhe 080019999 (pa pagesë)
      -039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
      -E-mail adresa: [email protected]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark