Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vjedhje që ndodhi në vitin 2023 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vjedhje që ndodhi në vitin 2023

    Insajderi
    07 March 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje. Foto e tij është publikuar për identifikim, shkruan Insajderi.

    Ai dyshohet për vjedhjen që ndodhi rreth dy vite më parë në parkingun e një qendre tregtare në Prizren.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tijë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.

    “Personi i pa njohur NN Personi kërkohet , për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 20.10.2023 në parkingun e qendrës tregtare e cila gjendet në rrugën “Brigada 125” në Prizren”.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark