Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për kapjen e prizrenasit - FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për kapjen e prizrenasit – FOTO

    Insajderi
    13 November 2023 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi.

    Policia ka publikuar fotografinë e tij, derisa thotë se i dyshuari N.N kërkohet për veprën penalë “Shpërdorim i pasurisë se huajë” që ka ndodhur me 04.07.2023, në Prizren.

    Njësiti i hetimeve të përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmojnë në arrestimin e personit të dyshuar. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192, ose 029 244 740 apo sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren”, bëhet e ditur në njoftim.

    Tutje, policia thotë se të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark