Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 29-vjeçarin që është zhduk para 7 viteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 29-vjeçarin që është zhduk para 7 viteve

    Insajderi
    13 March 2024 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me datë 04 Shator 2022  në orët e vona të mbrëmjes  nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

    Personi Melidin (Izudin) Adili, lindur me datë 24.05.1995 nga fshati Borje i Republikës së  Shqipërisë, i cili për herë të fundit është parë nga bashkëfshatarët e tij me datën 4 shtator 2022, në vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod të Dragashit.

    Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer. 

    Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim – shpëtimi.

    Pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e kanë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televizivë një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

    Megjithatë peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark