Gruaja e Milan Radojçiq është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në Veri.
Intervistimi i saj është duke u bërë me ftesë të Krimeve Ekonomike të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Ju konfirmoj se në Mitrovicë të Veriut është duke u intervisutar ky person me ftesë të Krimeve Ekonomke. Intervistimi është duke u bërë në prani të avokatit“, ka konfirmuar për Insajderin Elshani.
Ajo po intervistohet në stacionin policor në veri.
Policia e Kosovës kishte bastisur dhe sekuestruar pronat e Radoiçiqit në veri disa ditë pas sulmit në Banjskë më 24 shtator.