Policia konfirmon raportimin e Insajderit: Ish- zyrtari policor u arrestua për dhunimin e 14 vjeçares nga Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon raportimin e Insajderit: Ish- zyrtari policor u arrestua për dhunimin e 14 vjeçares nga Ferizaj

    Insajderi
    08 May 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Gazetës Insajderi se ish zyrtari policor, Ilaz Ramadani, 59 vjeçar, ka dhunuar seksualualisht një të mitur në komunën e Ferizajt. Derisa ish-polici po punonte si shofer i autobusit, ka kryer akt seksual me një vajzë të moshës së mitur në autobus. E pastaj për një periudhë një vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, pa dëshirën e saj në një motel në Ferizaj. I dyshuari ndodhet në paraburgim.

    Zëdhënësi i policisë për komunën e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se i dyshuari për dhunimin e një 14 vjeçare ka qenë pjesëtarë i Policisë së Kosovës deri në vitin 2016.

    Në lidhje me kërkesën tuaj ju njoftojmë se Ish Zyrtari Policor I. R  i është ndërprerë marrëdheinia e punës në Policinë e Kosovës në vitin 2016”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Gazeta Insadjeri raportoi dje se ish zyrtari policor i cili po hetohet për “Dhunim” ka shërbyer në stacionin e policisë në Shtime.

    Sipas burimeve të Gazetës brenda policisë, Ilaz Ramadani është larguar nga puna për shkak të kryere së disa veprave penale.

    Raportimi i plotë i Insajderit:

    “E shfrytëzoi seksualisht pa dëshirën e saj”- Çfarë thuhet në njoftimin e Gjykatës së Ferizajt

    Me 19 prill Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Sipas njoftimit të tyre, thuhet se i pandehuri në periudhë kohore nga muaji prill i vitit 2023 deri në muajin mars të viti 2024, në vazhdimësi ka detyruar të dëmtuarën e mitur të moshës nën katërmbëdhjetë (14) vjeçare që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj.

    Fillimisht herën e parë, ashtu që derisa ishte si shofer i autobusit dhe pasi që niset nga një fshat i Komunës së Ferizaj në drejtim të fshatit tjetër, i pandehuri pasi e merr të dëmtuarën e mitur në autobus (vetëm këta të dy), ky aty ndal autobusin në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer akt seksual me të dëmtuarën në autobus e pastaj në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon tek një motel në Ferizaj dhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Ferizajt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark