
Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Insajderit se një grabitje e armatosur ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Për Insajderin ka folur zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, i cili ka konfirmuar se persona të pa njohur kanë shtënë në drejtim të automjetit që po barte para të bankave.
“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e Kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka thënë Hashani, përcjell Insajderi.org