Sot rreth orës 13:00 në qendër të qytetit të Prishtinës ka ndodhur një aksident i rëndë mes tri veturave.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e kombit ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për Gazeta Insajderi.
/Insajderi.org/