Policia e Kosovës ka reaguar përsëri në lidhje me tensionet në veri, të njëjtin thonë se kanë marrë informacione se ka pasur të shtëna me armë zjarri nga të cilat nuk ka të plagosur, dhe në anën tjetër janë ndaluar dhe maltretuar disa qytetarë shqiptarë nga persona të dyshuar se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve, shkruan Gazeta Insajderi.
“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur. Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje bëhet e ditur se janë bllokuar disa rrugë në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, ndërsa deri tani nuk ka ndonjë informacion për plagosje ndaj zyrtarëve policorë apo ndonjë qytetari.
“Referuar informacioneve zyrtare të deritanishme, vazhdojnë bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e paniku”, konfirmohet tutje në njoftim.
Njoftimi i plotë: