Policia konfirmon sulmin ndaj deputetit Hoxha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon sulmin ndaj deputetit Hoxha

    Insajderi
    02 August 2025 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i rëndë ka ndodhur dje, rreth orës 18:10, në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar fizikisht dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar duke thënë se është bërë e ditur se rasti ka ndodhur dje pas dite, rreth orës 18:30 ku edhe deputeti është paraqitur në QKMF në Dragash me lëndime trupore.

    Deputeti pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

    ‘‘Me datë 01.2025, rreth orës 18:30, Policia  është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok. Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore’’, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Tutje, konfirmohet edhe se viktima përveç deputeti Hoxha, janë edhe gruaja e tij dhe vajza e tyre e mitur.

    Sa i përket motivit, nga policia thuhet se është ende i paqartë.

    ‘‘Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë : qytetari A.H,mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark