×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfiskon 18 dhi, një qytetar po i kontrabandonte nga Serbia

    Insajderi
    14 September 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendore drejtuar nga dyshuari mashkull kosovar me iniciale A.Q., i moshës 29 vjeqar nga Kamenica i cili është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandë me 18 krerë dhi.

    Dhitë dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë në territorin e RKS-së dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.

    Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark