Policia konfiskon dy mijë kilogramë mjaltë nga Maqedonia e Veriut, shoferi arratiset - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia konfiskon dy mijë kilogramë mjaltë nga Maqedonia e Veriut, shoferi arratiset

    Insajderi
    20 March 2022 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës sot ka konfiskuar dy mijë kilogramë mjaltë në fshatin Debellde të Vitisë.

    Këto kilogramë ishin futur në Kosovë nga Maqedonia e Veriut ilegalisht me anë të një furgoni ngjyrë të bardhë, të cilin policia e kishte vërejtur dhe e kishte parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

    Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të arratiset, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

    Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark