Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka marrë ankesa nga punëtorët e bankave, se kanë pranuar monedha 10 dhe 20 euro të falsifikuara.
Sipas policisë rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë me c`rast punëtorja e bankës i ka nga i dyshuari mashkull ka pranuar kartëmonedhën prej 10 euro të falsifikuar.
Kurse rasti i dytë ka ndodhë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku punëtori i bankës ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 20 euro të falsifikuar.
Njoftohet se në të dy rastet njësitë përkatëse policore kanë konfiskuar monedhat dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Insajderi.com