Ka përfunduar aksioni i policisë në komunat paralele, ku është konfiskuar dokumentacioni i cili ishte brenda ndërtesave ku kishin vepruar këto komuna.
Lidhur me operacionin e zhvilluar detaje ka dhënë policia.
Zëvëndesdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se janë kontrolluar tetë lokacione.
“Aksioni ka përfunduar. Kemi hyrë në tetë lokacione, dy në Mitrovicën e Veriut, tre në Zubin Potok, një në Zveçan, dhe një në Leposaviq. Në Leposaviq nuk ka pasur”, tha Elshani.
Policia më 30 gusht kishte zhvilluar një aksion ku kishte mbyllur pesë komuna ilegale.
Autoritetet kishin arrestuar pesë persona, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe.