Policia kryen bastisje, arreston dy persona, ia kërkuan 100 mijë euro për shërimin e një familjari në Turqi por trajtimin e pagoi shteti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kryen bastisje, arreston dy persona, ia kërkuan 100 mijë euro për shërimin e një familjari në Turqi por trajtimin e pagoi shteti

    Insajderi
    24 April 2025 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, sot në kuadër të hetimeve për veprën penale të mashtrimit, ka realizuar një bastisje në zyrat e një subjekti ekonomik në Prishtinë, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore, shkruan Insajderi.

    Dyshimet lidhen me mashtrimin e një qytetari që i është kërkuar një shumë mbi 100,000 (njëqind mijë) euro për shërimin e një anëtari të familjes së tij në një spital në Stamboll, ndonëse shpenzimet ishin mbuluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

    Gjatë bastisjes, janë siguruar dokumente dhe pajisje si prova tjera.

    Dy të dyshuar me iniciale; (I.P.) dhe (A.B.), janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.

    Hetimet janë duke vazhduar nga autoritete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat e mundshme./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark