Policia kryen bastisje në Podujevë, sekuestrohen substanca narkotike dhe armë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kryen bastisje në Podujevë, sekuestrohen substanca narkotike dhe armë

    Insajderi
    20 January 2025 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Podujevë, pas një bastisjeje të të realizuar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij.

    Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar afro dy kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë të kalibrave të ndryshëm, shtatë peshore të ndryshme, mbështjellës për substanca narkotike dhe një radio-lidhje.

    Dy persona tjerë janë intervistuar si dëshmitarë lidhur me rastin.

    Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark