Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve në Prizren për veprat penale “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Të dyshuarve iu janë sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë.
Siç njofton PK’ja dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM&ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Pal Paluca, Prizren 11.09.2024-02:00. Njësia policore pas një pune operative ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuarit meshkuj kosovar dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpitë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikatorë dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuari janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK’së. /Insajderi.org/