Policia kryen bastisje tek një shtëpi në Mitrovicë të Veriut, sekuestron armë e granata dore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kryen bastisje tek një shtëpi në Mitrovicë të Veriut, sekuestron armë e granata dore

    Insajderi
    07 October 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Dy të dyshuarit nuk janë hasur në shtëpi, por gjatë bastisjes policia ka sekuestruar armatim të shumtë.

    “Policia ka hasur dhe ka sekuestruar, 1 AK-47, 2 granata dore M-75, 2 radiolidhje, 2 antiplumba, kapelë, dorëza, çanta ushtarake, karikatorë të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës, harta, rrip brezi, sprej, thikë, shall kamufllazhi etj.”- tha Veton Elshani për Gazetën Insajderi.

    Dy personat e dyshuar– njëri me iniciale A.J. i lindur më 1992 dhe V.J. i lindur më 1978, nuk janë hasur në shtëpi, por tashmë janë shpallur në kërkim nga Policia


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark