×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia largon posterët dedikuar Vuçiqit në Zveçan

    Insajderi
    01 July 2024 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë larguar posterët në Zveçan, që ishin dedikuar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Përmes raportit ditor, policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Zveçan, 30.06.2024, NN. Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime. Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Mëngjesin e së dielës në Zveçan janë parë posterë të Vuçiqit me mbishkrimin “Komandant suprem po të presim”.

    Këta posterë dje kanë ngjallur reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Sveçla me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka paralajmëruar se nëse Vuçiq niset në Kosovë pa marrë leje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të arrestohet, shkruan Gazeta Insajderi.

    “I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka thënë ai në ‘Facebook’. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark