(18:10) – Policia pasi ka larguar protestuesit nga tendat, tashmë ka filluar heqjen e tyre nga dy sheshet.
*************
Policia e Kosovës ka kontrolluar të gjitha tendat në sheshin “Skënderbeu” duke i larguar të gjithë protestuesit nga aty.
Aty ka qenë edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi i cili e ka dënuar këtë veprim të policisë.
“Qeveria po i zbrazë tendat me protestues por Qeveria do ta zbrazë Qeverinë”, ka thënë Rexhep Selimi.
Në ndërkohë protestuesit dhe Policia po përplasen në pjesën tjetër të qytetit, tek lagjia Kodra e Trimave në afërsi të Xhamisë së Llapit.